Konjufca për gazetën gjermane: Dialogu duhet të vijojë nën ombrellën e BE-së

Konjufca për gazetën gjermane: Dialogu duhet të vijojë nën ombrellën e BE-së

20:56, 20/02/2020

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dhënë një intervistë në gazetën gjermane 'Stuttgarter-zeitung.de'.

Konfjuca ka folur për problemet e shumta me Serbinë, për shtetet brenda BE-së që akoma s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe për diasporën shqiptare.

Stuttgarter-zeitung.de: Zoti, Konjufca, prej rreth dy javësh ju jeni në detyrë. Dini ndonjë vend të madh ndërtimi, ku ju duhet të punoni?

Glauk Konjufca: Qeveria jonë ka marrë detyrën në 4 shkurt. Ministria e Jashtme ka kaluar në një krizë të rëndë vitet e kaluara. Ka pasur një fushatë agresive të Serbisë, për të tërhequr njohjet e shteteve që kishin njohur pavarësinë. Prej tyre janë përfshirë 12 deri 15 shtete, të cilat shumica ndodhen në hapësirat e Paqësorit dhe në Afrikë.

Pra marrëdhëniet me Serbinë, mbesin si më parë problemi më i madh?

Ashtu si më parë ka tarifë të lartë për prodhimet serbe, si me asnjë vend tjetër. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar, që së këtë ta zëvendësojmë më masën e reciprocitetit. Në anën tjetër, Serbia na bën probleme në shumë fusha, duke na e vështirësuar jetën, si për shembull, kur bëhet fjalë për njohjen e dokumenteve të Kosovës.

Në fundjavë është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rreth ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave. A është ky një fillim i ri?

Kjo ka ardhur si iniciativë e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijojë nën ombrellën e BE-së. Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar që do ketë një përfaqësues të ri.

Josep Borrell është spanjoll – Spanja nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës  është ky një problem?

Kush ka pozita brenda në BE, ai vepron i pavarur nga interesat e tashme nacionale. Disa bile shpresojnë për një përparësi të Kosovës, sepse zoti Borrell do demonstrojë pavarësinë e tij nga Madridi. Unë nuk e besoj këtë.

Krahas Spanjës, ka edhe shtete tjera të BE, të cilat nuk njohin Kosovën. Shihni aty ndonjë lëvizje?

Duhet të potencohet se ka dallime të mëdha mes shteteve, të cilat nuk na njohin. Me Greqinë kemi raporte të mira, ata na njohin edhe pasaportën. Me Sllovakinë dhe Rumaninë është në rregull, Spanja dhe Qiproja tentojnë të krijojnë pengesa për ne. Më ekstremistja është Qiproja.

Kryeministri juaj kërkon afërsi të madhe me Shqipërinë. Sa të afërta mund të bëhen këto lidhje?

Shtetet tona i lidhin shumë gjëra. Historia, kultura, gjuha, ne jemi një komb. Për këtë, bashkëpunimi për ne është shumë i thjeshtë. Ne mund të bëjmë shumë projekte me njëri-tjetrin, projekte për mirëqenien e të dyjave, që nuk do dëmtojnë asnjërin. Kjo vlen për ekonominë, turizmin dhe bujqësinë.

 Flasim ne për bashkëpunim ose Bashkim?

Unë nuk mund ta shikoj të ardhmen, nuk e di çfarë do ndodhë në dekadat e radhës. Atë që mund të flas tani, ka të bëjë me thellimin e raporteve tona të mira. Për këtë punojmë.

Ju jeni edhe ministër i diasporës. Ku është diaspora më e madhe e Kosovës?

Në Gjermani. Atje jetojnë më shumë se 400 mijë kosovarë. Kurse qyteti me më shumë banorë të Kosovës është Baden-Württemberg me mbi 100 mijë.

A do dëshironit, që të gjithë që jetojnë në Gjermani të kthehen në vendlindje?

Unë dëshiroj, që të ulen largimet nga Kosova. Ne punojmë fort që të përmirësojmë kushtet e jetesës. Tek ne arsimi është i mirë dhe falas. Ne investojmë shumë para për arsimimin e banorëve tanë. Nëse këta shkojnë jashtë dhe atje përfiton nga aftësia e tij, atëherë është një humbje e madhe për shtetin tonë.

Intervistën në gjuhën gjermane mund ta gjeni KËTU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco