Këta janë të punësuarit në kabinetin e ministrit Arben Vitia

Këta janë të punësuarit në kabinetin e ministrit Arben Vitia

20:27, 20/02/2020

Në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitija i LVV-së deri më tani janë punësuar vetëm dy persona.

Sipas përgjigjes nga zyra për medie e këtij dikasteri, Vitija ka punësuar Mirsad Shkreta si këshilltar të lartë në MSh dhe Sami Uka si këshilltar të ministrit.

Këto emërime janë bërë më 12 shkurt ndërsa për punësime tjera do të ketë njoftime.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco