Vendimet/Kryeministri aprovon dy zëvendësministrat e propozuar nga Mustafa

Vendimet/Kryeministri aprovon dy zëvendësministrat e propozuar nga Mustafa

20:21, 20/02/2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka aprovuar sot dy prej pesë propozimeve të partneres në qeverisje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zëvendësministra të rinj nga radhët e saj.

Emërimet e dy zëvendësministrave i ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit, nëpërmjet komunikatave për media.

Pas propozimit nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Kurti sot ka emëruar Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

“Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Krasniqit në fushën e ekonomisë do të ndihmojë në institucionin të cilit do t’i shërbejë”, thuhet në komunikatë, shkruan Syri.net Kosova.

Kurti po ashtu ka emëruar sot Xhavit Rexhajn, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit”, thuhet më tej në komunikatë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco