Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

18:53, 20/02/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Këtë lajm e bëri të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter, i cili e quajti lajm të mrekullueshëm.

Postimi i plotë:

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco