Gjithçka sqarohet/Grenell do të jetë drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare

Gjithçka sqarohet/Grenell do të jetë drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare

17:31, 20/02/2020

Ambasadori amerikan në Berlin dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot në mëngjes sipas kohës evropiane, është caktuar nga Presidenti Trump si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Vet Grenell dhe Ambasada në Berlin bëjnë me dije se ai do të jetë në krye të zbulimit amerikan përkohësisht, derisa Trump ta nominojë dikë tjetër. 
Zëdhënësi i Grenell i ka thënë se ambasadori mbetet i përkushtuar 100 për qind në negociatat Kosovë – Serbi

Siç ka thënë Dick Custin, Grenell në këtë pozitë do të jetë për një kohë të limituar, derisa Shtëpia e Bardhë të publikojë emrin të cilin do ta nominojë për ta emëruar Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.

Custin ka potencuar se Grenell do të mbetet i përkushtuar me kapacitet të plotë në rolin e tij si ambasador në Gjermani dhe në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe vetë Grenell në Twitter duke thënë se Donald Trump do ta publikojë së shpejti emrin e të nomonuarit, por që do të jetë dikush tjetër e jo ai (Grenell).

Custin përveç tjerash ka konfirmuar se Richard Grenell do të vazhdojë të mbajë tri pozitat e tij njëkohësisht

“Mund të konfirmojmë që Ambasadori Grenell do të shërbejë si Ambasador në Gjermani, i dërguar Special Presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe në Kosovë dhe tani në rolin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Për Inteligjencë Kombëtare, njëkohësisht”, ka thënë Custin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco