Lëvizja e Grenellit/Trump pritet ta emërojë Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Lëvizja e Grenellit/Trump pritet ta emërojë Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

00:35, 20/02/2020

Kjo lëvizje bën që një njeri besnik i Trumpit të jetë në krye të Agjencisë Inteligjente, e cila shikohet me skepticizëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump pritet që ta emërojë Richard Grenell, Ambasadorin amerikan në Gjermani, si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, dy burime të afërta me këtë çështje kanë thënë të mërkurën për New York Times.

Grenell, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka vepruar si operativ politik dhe mandej si ambasador ka nxitur kritika të shumta, ai është një zë dhe njeri i besueshëm i Trumpit i cili do të udhëheq grupin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, por kjo po shikohet me shumë skeptizëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ai do ta merr këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana. Grenell, i cili ka qenë një avokues i të drejtave të homoseksualeve edhe në postin e tij aktual, do të jetë anëtar i parë i tillë në kabinetin e Trump, i cili hapur ka deklaruar se është homoseksual.

Grenell nuk është përgjigjur për këtë çështje e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Burimet e afërta me këtë lëvizje kanë tërhequr vërejtën se historia e këtij presidenti tregon se ai ndryshon mendim kur është puna për personelin e tij sidomos të atyre që zbulohen nga mediat.

Kohë më parë, Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco