Ramushi e paralajmëron Albinin/ Po e hoqe taksën të mbështes me këtë kusht

Ramushi e paralajmëron Albinin/ Po e hoqe taksën të mbështes me këtë kusht

13:48, 19/02/2020

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit për mos-heqjen e taksës duke i treguar kushtet për mbeshtetjen eventuale te tij.

Postimi i plotë

Albin,

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.
Mos e heq taksën për rikthim në proces tashmë të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.
Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.
Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

RH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco