Reagon Maloku: Qosja ia huqi duke e mbrojtur pushtetin e korruptuar deri në palcë të Edi Ramës

Reagon Maloku: Qosja ia huqi duke e mbrojtur pushtetin e korruptuar deri në palcë të Edi Ramës

22:04, 18/02/2020

Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku i cili është edhe njohës i rrethanave politike në vend ka vlerësuar se Rexhep Qosja kësaj radhe e ka huqur, dhe fajet për këtë sipas tij, i ka pushteti i korruptuar deri në palcë i Edi Ramës.

"Sulmet e Qosjes, ndaj lirisë së mendimit e dosido edhe si mjet mobilizimi e posaqërisht disciplinimi të pushtetit oligarkik të Edi Rames, nuk mendoj se kanë të bëjnë fare me dashurinë ndaj Shqipërisë, por me urrejtjen tonë patologjike ndaj pushtetit të kriminilazuar dhe të korruptuar deri në palcë, të Edi Ramës", ka theksuar Maloku në një postim në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Eh! Kësaj radhe Qosja, e huqi!

1. Sulmet e Qosjes, ndaj lirisë së mendimit e dosido edhe si mjet mobilizimi e posaqërisht disciplinimi të pushtetit oligarkik të Edi Rames, nuk mendoj se kanë t? bëjnë fare me dashurinë ndaj Shqipërisë, por, me urrejtjen tonë paologjike ndaj; pushtetit të kriminilazuar dhe t? korruptuar deri në palcë, t? Edi Rames!

2. Qosja para se me e “denoncu”publikisht sulmin e tij ndaj Gazetes ekspress, është dasht ta denoncoj paraprakisht publikisht keqpërdorimin e pushtetit të mafiozit Edi Rama. I cili i “dalldisur” me riciklimin e pushtetit të bazuar n? narkotrafikim, dhe sidomos në manipulim t? skajsh?m mediatik t? pothuajse pjesës dërmuese të medieve sociale në Shqipëri, po bënë “kërdi” si në planin e brendshëm (instaloj de facto dhe de jure njëmendësinë partiake), ashtu edhe ate të jashtëm (duke koketuar në vazhdimësi me “vllaun” e tij; ideologjik, fetar, e politik, Presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe Presidentin tonë lakmitar e të kusht?zuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaci) social.

3. Thjesht Rexhep Qosja, kësaj radhe e huqi me diagnostifikim. Sepse, nuk u “sulmua” , e as nuk u denigrua Shqipëria, siq ai pretendoj n? denigrimin e Gazetes Ekspress, por u kontestua dhe duhet t? vazhdoj të kontestohet pushteti i kriminalizuar, i korruptuar dhe tejet mashtrues, n? Shqip?ri! Duke e sulmuar pushtetin aktual të njëmendësisë së Edi Rames, ne faktikisht e mbrojmë me shum? patriotizëm domethënës, vetë shtetin shqipta. Qosja, mund ta ketë qëllimin e mirë, por, në arsyetimin e qëndrimit të tij mungon pikërisht argumentimi i mjaftueshëm social, bashkë me “veshjen” kontekstuale të avokimit.

https://fadilmaloku.wordpress.com/2020/02/18/eh-kesaj-radhe-qosja-e-huqi%f0%9f%a4%a8/?fbclid=IwAR20cpGaShB5SSNCgBrN89yYNbghtR31nVZZax5FH4f6YtGXaYKHz0VQPyY

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco