Dugolli 'thumbon' Thaçin/ Festa e Pavarësisë së Kosovës nuk është private!

Dugolli 'thumbon' Thaçin/ Festa e Pavarësisë së Kosovës nuk është private!

19:16, 17/02/2020

Deputeti i Vetvendosjes, Enver dugolli, ka thënë se agjenda për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës shkoj shumë bukur, por doli dikush që sipas tij e stërkeqi angazhimin institucional, shkruan Syri.net Kosova.

“Mirëpo, edhe në këtë festë, doli dikush që e stërkeqi angazhimin institucional. E ky dikush, është hiq më pak se Presidenti i Kosovës. Ai nuk mori pjesë në ceremoninë qendrore shtetrore në FSK, ku ishin prezent të gjitha institucionet dhe drejtuesit e tyre (duke përfshi edhe Ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike), por veproj krejt kundër traditës dhe rregullave institucionale duke organizu një paradë në FSK, krejt private vetëm për nevojat e tij personale!!”, ka shkruar Dugolli nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas tij ky gjest i presidentit është i papranueshëm dhe i rrezikshëm.

“Kompetencat e Presidentit i përshkruan qartë Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila edhe pse Presidentit të vendit ja njeh të drejtën e Komandantit të Përgjithshëm, FSK duhet ti nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike. Autoritet civil i zgjedhur është Qeveria, prandaj në kushtet normale (përjashto gjendjen e jashtzakonshëm), Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria janë autoriteti të cilit FSK-ja do duhej ti përgjigjeshin e jo tekave të Presidentit”, shtoi Dugolli.

“Në këtë paradë, askund nuk u duk ndonjë përfaqsues civil i zgjedhur. Kishte gjeneral, drejtues ushtarak dhe një Presidenti gjysëm i informuar. Ky nuk është mesazhi që qytetarët e republikës do duhej të merrnin në këtë festë”.

“Mjerisht, kjo që po shohim, më shumë i ngjason një përpjekje të deshtuar të një grushtshteti se sa shënim i ditëlindjes së Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco