Minishengeni/ Sela: Serbia së pari të njohë Kosovën, pastaj shohim bashkëpunimin rajonal

Minishengeni/ Sela: Serbia së pari të njohë Kosovën, pastaj shohim bashkëpunimin rajonal

18:50, 17/02/2020

Në një intervistë televizive, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me iniciatiavën e ngritur nga vendet e Ballkanit Perendimor, të quajtur si ‘Minishengeni Ballkanik’.

Duke mbajtur qëndrim ndaj kësaj nisme, Sela ka thënë se ka qenë e gabueshme që filloi të bëhet pa përfshirë në të edhe Kosovën, pasi iniciativat rajonale duhet të kenë për bazë objektivat strategjike të të gjithë shteteve dhe në këtë iniciativë rajonale.

Gjithashtu Sela ka thënë se në këtë iniciativë duhet të shihet fillimisht objektivat e shteteve dhe për të mos dyshuar në prapavija të errëta, duhet të njihet pavarësia e Kosovës, pasi sipas tij, “objektivi strategjik i Serbisë është Moska dhe Rusia, ndërsa objektivi strategjik i shqiptarëve dhe i gjithë shteteve tjera rreth e rrotull që përmenden në Minishengen janë NATO dhe BE.

Dhe nuk duhet të lejojmë që nëpërmjet këtyre vendimeve të përshpejtuara, që duken atraktive se nuk do të presim në kufi, të bëjmë atë që u munduam dhe arritëm ta largojmë si influencë nga Maqedonia, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që i bëmë dhe nëpërmjet ratifikimit të protokollit për NATO e npërpërmjet Minishengenit ta shjellim këmbëkryq Rusinë , Moskën dhe Putinin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco