Sekretari Pompeo uron qytetarët e Kosovës

Sekretari Pompeo uron qytetarët e Kosovës

13:35, 17/02/2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Pompeo në urim shkruan se të dyja vendet kanë gëzuar një marrëdhënie me vlera të përbashkëta dhe se pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në urim theksohet se SHBA-ja mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

Urimi i plotë i sekretarit Pompeo:

Në emër të populli dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i uroj Kosovës ditën e pavarësisë.

Për më shumë se një dekadë, dy vendet tona kanë gëzuar një marrëdhënie të bazuar në vlera të përbashkëta.

Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojë që të punojë për mbështetjen e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të re për të përmbushur potencialin e saj të plotë, si për qytetarët e vet si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat tregojnë një lëvizje kundrejt lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe marrëdhënieve njerëzore me Serbinë, çka do të shtojë themelet për një progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

I shprehim urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe presim që të ndërtojmë mbi energjinë e momentit në javët dhe muajt në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco