Deputetja e PDK-së e shpërndan statusin ku cenohet privatësia e deputetes së VV-së

Deputetja e PDK-së e shpërndan statusin ku cenohet privatësia e deputetes së VV-së

14:07, 16/02/2020

Reagimet ndaj deputetes së VV-së, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, për postimin e saj ku kishte përmendur dosjet kriminale të UÇK-së, tashmë nuk po kanë të ndalur, shkruan Syri.net Kosova.

E një reagim nuk mungoi as nga një djalë i një heroi të Kosovës, Berat Rexhepi, i cili përveç akuzave të rënda ndaj Kollçakut, në profilin e tij në Facebook kishte publikuar edhe të dhënat personale të deputetes.

Ai kishte shkruar se kjo e fundit si çika e Nada Llazareviqit dhe mbesa e Radmillës dhe Stojadinit nga Valeva e Serbisë, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nënkryetare e Vetëvendosjes, sigurisht që nuk mund t’i shmanget ndikimit gjenetik serb kundër UÇK-së.

“Ajo ka mllef personal, sepse nuk mund as të shkojë ta vizitojë familjen e saj në Serbi. Po ashtu, as Llazareviqët e Valevës nuk mund të vijnë si të duan dhe kur të duan në Kosovën e çliruar nga UÇK-ja”, kishte thënë Rexhepi.

E, këtë postim e kishte shpërndarë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu me ç’rast mund të thuhet lirshëm se kanë bërë një shkelje ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për më shumë shiheni postimin:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco