Moore takohet me Kurtin: Kosova nuk ka asnjë mik më të mirë se Britaninë

Moore takohet me Kurtin: Kosova nuk ka asnjë mik më të mirë se Britaninë

17:45, 15/02/2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Ky i fundit përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kurtit i ka uruar zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit.

Ai po ashtu ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për nevojën e rifillimit të dialogut me Serbinë.

 

“Takim i mirë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. E urova atë për qeverinë e re dhe po ashtu diskutuam për nevojën e ringjalles së dialogut me Serbinë. Asnjë mik më i mirë për Kosovën se Britania”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.

Kurti ndërkaq në Mynih të Gjermanisë në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar edhe disa takime tjera, por jo me të dërguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell.

Nuk dihet nëse arsye për këtë është qëndrimi i Kurtit që në vend të taksës, Serbisë t’i vendoset masa e reciprocitetit, vendim ky që po kundërshtohet me të madhe nga SHBA-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco