Kurti në Munih: Sektori i mafias, më i integruari në Ballkan

Kurti në Munih: Sektori i mafias, më i integruari në Ballkan

16:34, 14/02/2020

Në Munih të Gjermanisë ka nisur punimet Konferenca për Siguri në të cilën po marrin pjesë liderë të ndryshëm nga bota.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit diskutues me temën “Ndërtimi i qëndrueshmërisë shoqërore në fqinjësinë evropiane”.

Në këtë panel diskutimi u tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë institucionet e forta dhe jo burrat e fortë.

Kyeministri Kurti ka thënë se në Ballkan më i integruar është sektori i mafias.

“Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”, ka deklaruar Kurti.

Pjesë e panelit diskutues përveç kryeministrit Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas dhe diplomatë të tjerë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco