Haradinaj i duartroket marrëveshjeve: Tani finalja e madhe Kosovë-Serbi

Haradinaj i duartroket marrëveshjeve: Tani finalja e madhe Kosovë-Serbi

11:32, 14/02/2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat në Mynih

 Haradinaj ka thënë se e duartroket këtë marrëveshje.

Ai shton se tani është koha për finalen e madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell  dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të  hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj në Twitter

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco