'Rama refuzon zgjedhjet e parakohshme', Basha: Atëherë, opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë

'Rama refuzon zgjedhjet e parakohshme', Basha: Atëherë, opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë

09:20, 14/02/2020

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm dhe të parave dhe të vendosë interesat e atyre me të cilët ka ardhur në pushtet para interesave kombëtare, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane, në përballje me një grup pushtetarësh që kanë marrë peng vendin.

Deklarata u dha pas takimit që Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pati mëngjesin e së premten, me Delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët se çfarë u diskutua në takim, Basha tha:

“Takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Shenjë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që ka dërguar në Kuvend, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias, masa të tjera që synojnë kapjen e vendit, kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Siguria dhe të drejtat e qytetarëve  janë të kërcënuara sepse Shqipëria sot drejtohet nga një grup pushtetarësh dhe oligarkësh që kanë kapur gjithçka,. Kjo nuk është demokraci, nuk është shteti ligjor. Ndaj me “Venecian” diskutuam të gjitha problemet e e shkatërrimit të Reformës në Drejtësi por edhe rrugën e daljes: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve, një parlament i lidhur me fatin e qytetarëve.

Një Kryeministër që ka dalë nga bandat e krimit të organizuar do të jetë peng i tyre. Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëvë dhe oligarkëve apo do të shikojmë rrugën e drejtësisë?!"

Pyetje: Ju keni kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por PS refuzon. Si mendon se do të zgjidhet?

Basha: Zgjidhjen ne nuk e kërkuam për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm dhe të parave të pista dhe të vendosë interesat e atyre që ka ardhur në pushtet përpara interesave të qytetarëve,  atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë  një shoqërie evropiane në përballje me një grup pushtetarësh që kanë marrë peng vendin.

Në takim merrte pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ish-deputeti Oerd Bylykbashi si dhe Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco