Mospajtimet vazhdojnë/Haxhiu: Nuk shoh vullnet për marrëveshje tek LDK-ja

Mospajtimet vazhdojnë/Haxhiu: Nuk shoh vullnet për marrëveshje tek LDK-ja

20:47, 28/01/2020

Albulena Haxhiu është deklaruar për media pas takimit tre orësh me Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe Ambasadorët e QUINT-it, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo ka deklaruar se as pas këtij takimi nuk është arritur marrëveshja mes VV-së e  LDK-së.

“Natyrisht që do të doja të thoja se marrëveshja është finalizuar mirëpo s’mund ta them një gjë të tillë sepse LDK insiston në propozimin e 8 janarit, pas kësaj date ne si VV i kemi dhënë edhe dy ministri tjera por LDK ka refuzuar”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se kishin një takim të gjatë me ambasadorët e QUINT-it, mirëpo që prezenca e tyre nuk ishte me qëllim ndërmjetësimi.

Haxhiu theksoi se arritja marrëveshjes është bërë e pamundur për shkak të LDK-së dhe insistimit të tyre, e që sipas saj kjo për VV-në është e papranueshme.

“Nuk mund të them se takimet kanë përfunduar pasi kemi edhe një javë në dispozicion dhe s’mund të japë garancë për narrëveshje...Me këtë qasje të LDK-së, nuk po shoh që ka vullnet për arritjen e marrëveshjes”, ka shtuar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco