Përfundon takimi i VV – LDK me ambasadorët e QUINT-it

Përfundon takimi i VV – LDK me ambasadorët e QUINT-it

20:17, 28/01/2020

Takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK, ka përfunduar para pak çasteve.

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ambasadorët e shteteve të QUINT-it morën pjesë në takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në këtë takim i cili zgjati për disa orë, nuk është parë prezent Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lidhur me zhvillimet e këtij diskutimi të tejzgjatur rreth tendencave për arritje të një marrëveshje bashkëqeverisëse mes LDK e VV, askush nga palët nuk është deklaruar për media.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco