Vazhdon takimi maratonik në Kuvend/ A do të dalë sonte 'tymi i bardhë'?

Vazhdon takimi maratonik në Kuvend/ A do të dalë sonte 'tymi i bardhë'?

19:40, 28/01/2020

Po vazhdon takimi mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por edhe ambasadorëve të shteteve të QUINT-it.

Ky takim i cili ka filluar në orën 17:00, ende po vazhdon dhe si duket sonte mund të ketë së paku një përafrim të një marrëveshje për kaolicionin.

Se paku kjo mund të ndodhë për faktin se në takim me liderët janë edhe disa ambasadorë të shteteve mike, si ai britanik, gjerman, italian, por edhe shefja e BE-së, Apostolova derisa mungon ai amerikan, Kosnetti.

E para takimit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ia ka hudhë fajin Albin Kutit se ai gjoja i ka thirrë për sonte ambasadorën në takim.

E derisa po vazhojnë diskutimet, janë bërë tashmë 114 ditë qe kur janë mbajtur zgjedhjet me 6 tetor, derisa partitë fituese nuk po arrijnë të gjejnë një kompromis për bashkëqeverisje.

Por a do të dalë sonte 'tymi i bardhë' nga Kuvendi mbetet të shihet, shkruan Syri.net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco