Takimi Kurti - Mustafa, ambasadorët e QUINT-it i bashkohen liderëve në Kuvend

Takimi Kurti - Mustafa, ambasadorët e QUINT-it i bashkohen liderëve në Kuvend

17:38, 28/01/2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nisur edhe një takim në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.

E pas një ore vonesë, megjithatë ambasadorët e shteteve të QUINT-it, janë parë duke hyrë në Kuvend.

Para takimit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”.

“Sa i përket LDK-së, ne i kemi bërë të qarta qëndrimet dje. Ne kemi ofruar një zgjidhje e cila funksionin, e cila ju ofron dy palëve një partneritet të fortë, edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Për dallim nga Mustafa që ka folur për gazetarët, lideri i LVV-së, Albin Kurti ka hyrë brenda pa thënë asnjë fjalë për mediat.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco