Kurti po bën fizkulturë, dëshiron zgjedhje

Kurti po bën fizkulturë, dëshiron zgjedhje

17:43, 28/01/2020

Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë të interesuar për zgjedhje të reja, dhe nuk duan të arrijnë marrëveshje me LDK’në.

 

Hyseni sjellet e Albin Kurtit i sheh si papjekuri politike, dhe aspak serioze.

“Fizkultura politike janë këto sjelljet e Vetëvendosjes, dhe kjo parti është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Kujtojmë, që oferta e fundit e LDK’së ka qenë që VV’ja të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit, të cilin e mori më 26 dhjetor Glauk Konjufca, dhe në momentin e përzgjedhjes së presidentit pas një viti, LDK’ja të marrë postin e presidentit e kryeparlamentarin t’ia kthejë VV’së.

Kjo nuk është pranuar nga VV’ja që në këmbim të pozitës së kryeparlamentarit u raportua se i ka ofruar LDK’së një ministri më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco