Mustafa para takimit: Ambasadorët e QUINT-it i ftoi Albin Kurti, jo ne

Mustafa para takimit: Ambasadorët e QUINT-it i ftoi Albin Kurti, jo ne

16:54, 28/01/2020

Para takimit të paralajmëruar për në ora 17:00 i cili do të mbahet në prani të shteteve të QUINT-it, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ka folur para medieve, ku ka thënë se “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”.

“Sa i përket LDK-së, ne i kemi bërë të qarta qëndrimet dje. Ne kemi ofruar një zgjidhje e cila funksionin, e cila ju ofron dy palëve një partneritet të fortë, edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.

Ai shtoi se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ne nuk i kemi ftuar i ka ftuar zotëri Kurti, ne do të shkojmë në këtë takim dhe të shohim, në qoftë se vijnë ambasadorët e mbajmë, nëse nuk vijnë nuk e mbajmë”, tha Msutafa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco