SHBA ishte e qartë/Nuk i pajtojmë VV-në e LDK-në për koalicion

SHBA ishte e qartë/Nuk i pajtojmë VV-në e LDK-në për koalicion

16:19, 28/01/2020

Përmes një deklaratë të lëshuar sot nga shtetet e QUINT-it u bë e ditur se ato nuk do të jenë ndërmjetësues në koalicion mes LDK-së e VV-së. 

Në fakt, një gjë e tillë ishte konfirmuar edhe më herët nga Richard Grenell, emisari amerikan i dërguar nga Presidenti Donald Trump.

Gjatë qëndrimit në Kosovë javën e kaluar ai theksoi se formimi i Qeverisë nuk është problem i tij dhe as që do të përfshihet në një çështje të tillë.

“Problemi për të formuar qeverinë nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar të përfshihem. Por, do t’i them dy gjëra. E para, i thash Kurtit se vendet si Britania e Madhe dhe Gjermania, kanë pasur probleme të mëdha përderisa kanë tentuar të formonin qeveritë.”, tha ai.
Përkundër disa deklaratave në opinionin publik se ambasadat e shteteve më të fuqishme në vend mund të përkrahin një subjekt të caktuar politik, një gjë e tillë u mohua fuqishëm sot.

Shtetet e QUINT-it përmes një komunikate të përbashkët për media deklaruan se nuk e përkrahin asnjë parti politike të caktuar dhe se nuk do të ndërmjetësojnë në krijimin e koalicionit.

“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, shkruan se këto shtete do të jenë vetëm inkurajues që të gjithë politikanët të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.

“Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, shkruan tutje.

Kujtojmë se LDK dhe VV në pamundësi për t’u marrë vet vesh rreth koalicionit qeverisës, kanë bërë thirrje që në bisedime t’u bashkangjiten edhe shtetet e QUINT-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco