A po ndërhyn QUINT-i në arritjen e koalicionit? Osmani tregon formatin e takimit të nesërm

A po ndërhyn QUINT-i në arritjen e koalicionit? Osmani tregon formatin e takimit të nesërm

21:22, 27/01/2020

Sipas njoftimit të VV, në takimin që do zhvillohet ditën e nesërme mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUNTI-it dhe BE-së.

Në një prononcim për mediat, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka treguar se në çfarë formati do të mbahet takimi i nesër, nën prezencën e ambasadorëve perëndimorë.

Sipas Osmanit, negociatat vazhdojnë edhe nesër në praninë e përfaqësuesve e QUINT-it dhe BE-së dhe ky takim do të jetë ‘informativ’ dhe nuk pritet të ndërmjetësojnë vendet e QUINT-it për arritjen e marrëveshjes.

“Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu Osmani ka treguar se ka qenë kërkesë e përbashkët e LDK-së dhe e Lëvizjes Vetëvendosje për të zhvilluar takim në praninë e ambasadorëve të QUINT-it.   

Takimi që zgjati më shumë se dy orë sot në Kuvendin e Kosovës nuk rezultoi me marrëveshje për formimin e Qeverisë mes LDK-së e VV-së.

LVV njoftoi se në takimin e nesërm përveç dy delegacioneve të dy partive, marrin pjesë edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë, bashkë me shefen e misionit të BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco