Koalicioni i rançit të Prapashticës

Koalicioni i rançit të Prapashticës

17:03, 25/01/2020

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së "mirës së popullit".

Sipas tij sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.

"Këto janë shenjat e para të popullizmit në ardhje. Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t'i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet", tha kryetar i PSD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco