Vazhdojnë sulmet e opozitës ndaj Glauk Konjufcës

Vazhdojnë sulmet e opozitës ndaj Glauk Konjufcës

16:02, 25/01/2020

Glauk Konjufca duhet të shkarkohet sa më parë. Jo për pazare politike, por për faktin se inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”. Është e papranueshme që ai ta ushtrojë detyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës, ndërkohë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” morën dënimin nga drejtësia kosovare për veprimtarinë e tyre kriminale, thotë Uran Ismaili nga PDK-ja.

Sipas itj nuk është çudi që aktivistët e LVV-së themeluan “Syrin e Popullit” dhe krijuan lista për të vrarë figura të ndryshme publike, përfshirë kundërshtarët politikë. Azem Vllasi i shpëtoi atentatit dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” u kapën.

"Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk është distancuar nga përdorimi i dhunës si mjet politik. Përkundrazi. Përgjatë viteve, ka përdorur dhunën dhe ka inspiruar edhe të tjerët të veprojnë njësoj. Duke filluar nga protestat me molotovë, gurët ndaj policisë, shkatërrimi i pronës publike e private, djegia e veturave. Sulmi me vezë ndaj civilëve dhe incizimi e publikimi i videove që tregonin këtë akt, që në fakt është teknikë e përdorur nga organizata të ndryshme terroriste, si shpërndarje e idesë së dhunës dhe frymëzim për zgjerimin e saj nga fanatikët e VV-së", tha Ismaili.

Ai shtoi se lista dhe koha e ushtrimit të dhunës nga Lëvizja Vetëvendosje është e gjatë. Deri më sot, asnjë distancim prej tyre.

Ky është tregues i qartë i mentalitetit të dhunës që ka ushqyer partia e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës me shokë e shoqe. Në sy të popullit.

(Foto: I dënuari i "Syrit të Popullit", Sadri Ramabaja, gjatë konferencës në Lëvizjen Vetëvendosje)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco