E turpshme të humbet gjithë ajo kohë pa bisedime Kosovë Serbi

E turpshme të humbet gjithë ajo kohë pa bisedime Kosovë Serbi

14:44, 25/01/2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey thotë se dialogu Prishtinë-Beograd të rinisë së shpejti.

“Për mendimin tim është turp të humbet gjithë ajo kohë. Shpresojmë që gjërat të lëvizin më shpejtë”, tha Godfrey. 

Sipas tij presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është një prioritet dhe se për këtë çështje ka angazhuar Richard Grenellin sipPërfaqësues special dhe gjithashtu për gjithë rajonin e Ballkanit ka emëruar Matthew Palmer.

“Shumë energji e SHBA-ve po investohet në këtë çështje. Ne dëshirojmë të shohim njerëzit në rajon të kuptojnë që përmes interesave ekonomike ky problem mund të zgjidhet”, tha ambsadori amerikan në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco