'Formati i Daytonit'/Ja cila është oferta e Grenellit për marrëveshjen finale në Beograd

'Formati i Daytonit'/Ja cila është oferta e Grenellit për marrëveshjen finale në Beograd

16:46, 24/01/2020

Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë një round të shpejt bisedimesh në formatin e Daytonit.

Sipas mediave në Serbi ky është përcaktimi i ambasadorit Richard Grenell që tashmë ka nisur një round të shpejt të vizitave e marrëveshjeve Kosovë – Serbi.

Telegrafi serb shkruan se i dërguari special i presidentit Donald Trump, këtë ide e ka prezantuar sot në Beograd në takim më presidentin Aleksander Vuciq. Nga Daytoni mund të vije vetëm një zgjidhje: Shkëmbimi i territoreve.

Por çka do të përmbajë marrëveshja, sipas mediave serbe?

Gazeta pretendon se marrëveshja e synuar nga SHBA-të do të përfshijë fillimisht heqjen e takses nga ana e Kosovës, vazhdimin e negociatave me një ritëm të përshpejtuar për çështjet që kanë të bëjnë me kalimin kufitar, shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, investimet amerikane në rajon, investimi në infrastrukturën e udhëtimit, forcimi i tregtisë midis Beogradit dhe Prishtinës dhe përshpejtimi i procesit të integrimit në BE.

“Kjo nuk është një çështje që zgjidhet brenda disa ditësh, por është një temë që lideri aktual amerikan dëshiron të adresojë në mënyrë që të sigurojë një marrëveshje të qëndrueshme, me një kompromis midis dy palëve,” citon Telegrafi serb burime të tyre anonime.

Sipas Telegrafit serb, nuk ka një datë të saktë për të arritur një marrëveshje të re, siç është ajo që i dha fund konflikteve në Bosnje-Hercegovinë, të përfunduara në Dejton, por përcaktimi i ambasadorit Richard Grenell është që puna që i është besuar atij nga presidenti amerikan Donald Trump, duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Madje ai sot tha se Amerika nuk do të pres gjatë, nëse palet nuk janë të interesuar për një marrëveshje sa më shpejt.

Me ndermjetësim të Grenell, Kosova dhe Serbia kanë arritur para disa ditëve marrëveshje për linjën ajrore dhe sot u paralajmërua edhe një marrëveshje për linjën hekurudhore mes dy vendeve.

Pro shkembimit të territoreve në Kosovë është shprehur deri më tani vetëm presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Madje ai ka promovuar këtë ide me ngulm dhe ka krijuar shumë armiq.

Kryeministri në dëtyrë, Ramush Haradinaj ka qenë një nga kundërshtuesit e medhenj.

Madje ai ka akuzuar Thaçin, kryeministrin shqiptar, Edi Rama se bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq kanë punuar në këtë plan, shkruan Reporteri.net

Albin Kurti, mandatar për qeverinë e re të Kosovës, është shprehur kundër kësaj ideje po ashtu.

Edhe LDK-ja madje e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Partia Demokratike e Kosovës që tash po del në opozitë ka shprehur po ashtu qendrim kundër, ani pse shpesh e ka mbrojtur Thaçin, ish liderin e saj, nga sulmet që i bëheshin për shkak të kësaj teme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco