Haradinaj merr disa vendime, njëri ndër ta do t'i gëzojë zjarrëfikësit

Haradinaj merr disa vendime, njëri ndër ta do t'i gëzojë zjarrëfikësit

13:30, 22/01/2020

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shqyrtuar propozim vendimin për themelimin e Grupit Punues për inicimin e zonave ekonomike zvicrane (ZKM).

Në këtë mbledhje u aprovua edhe propozim vendimi për vazhdimin e mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për shoqërinë e informacionit në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike si dhe vazhdimi i mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në kuadër MZHE-së.

Gjithashtu u aprovua kërkesa e zjarrëfiksve për ndarjen e mjeteve për pagesën e orëve të ndërrimit të natës, festave shtetërore dhe orëve të punuara jashtë orarit.

Derisa pika e 9 e rendit të ditës është shtyrë pë mbledhjen e ardhshme, shqyrtimi i rekomandimit të komisionit të ministrave për ndërmarrjet publike për trajtimin e mjeteve lëvizëse të regjistruara si pronë e Hekurudhës së Kosovës që gjenden në Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco