Nis revolta studentore, protestuesit mblidhen te Korpusi/ Ja pamjet

Nis revolta studentore, protestuesit mblidhen te Korpusi/ Ja pamjet

10:37, 22/01/2020

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga protestat e fundit, studentët i janë rikthyer sërish atyre duke bojkotuar edhe mësimin.

Ata i janë përgjigjur thirrjes për revoltë nga  organizata Rezistenca Rinore.

Studentët janë grumbulluar pranë fakulteteve fillimisht dhe tashmë po bashkohen te Korpusi Universitar. Ata kanë bojkotuar mësimin në shenjë protestë kundër paktit për universitetin që sipas tyre është një mashtrim.

Sipas tyre qeveria është në panik nga protesta, ndaj kanë filluar të ndryshojnë edhe oraret e seminareve dhe të aktiviteteve me qëllim pengimin e protestave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco