Flet Veliu: S'jam pengesë për koalicionin, ja çka pritet nëse dështohet me VV-në

Flet Veliu: S'jam pengesë për koalicionin, ja çka pritet nëse dështohet me VV-në

22:37, 21/01/2020

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka zbuluar detaje nga takimi me emisarin e Doland Trumpit, ndërsa ka treguar se çfarë duhet të ndodhë sipas tij, nëse nuk arrihet koalicioni mes LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Veliu ka mohuar se ka ndikuar takimi i tij në Berlin me emisarin e Trumpit, në qëndrimet e tij të shprehura publikisht, të cilat linin të kuptonin se numri dy i LDK-së nuk është për koalicion me LVV-në.

“Ato lidhje që po i bëni ju, nuk qëndrojnë dhe janë në nivel . Asgjë cfarë thuhet aty nuk ka ndodhur në takimin me Grenellin. As ato lidhje që bëhen për Thaçin. Takimi ishte caktuar me 26 dhjetor”, ka thënë Veliu në një lidhje për T7.

Veliu ka mohuar që në takimin me Grenellin kanë diskutuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Jo. Kemi folur për zhvillimet aktuale. Qëndrimi i tij ka qenë që Kosova sa më shpejt duhet të ketë Qeveri”.

“Mund të them se aty nuk është folur as për një parti as për një individ”, është shprehur Veliu.

Ai thotë se duhet të përfundojnë bisedimet më LVV-në e pastaj të vendos Këshilli i LDK-së dhe Kryesia e saj se çka duhet të ndodhë më tutje.

“Sigurtisht që nuk jam pengesë për një koalicion të tillë. E kam thënë më herët se në organet e partisë e kam dhënë mendimin tim. Çfarëdo vendimi që merret në organet me shumicë unë e respektoj, por i shprehi mendimet e mia”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

Veliu refuzoi të tregojë nëse ai personalisht do që të shkohet në zgjedhje apo që partia e tij të bëjë partneritet me ndonjë subjekt tjetër.

“Ne të përfundojmë bisedimet me VV-së dhe pastaj organet e LDK’së duhet të mblidhen dhe të japin fjalën e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco