Askush s'e di pse Kurti e bëri propozimin ende pa arritur marrëveshjen qeverisëse

Askush s'e di pse Kurti e bëri propozimin ende pa arritur marrëveshjen qeverisëse

15:29, 20/01/2020 Nga B.T

Tashmë Albin Kurti është mandatuar zyrtarisht për kryeministër dhe ka dy javë afat për të propozuar qeverinë dhe programin. 
Por deri tash subjektet fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit LVV-ja dhe e dyta LDK-ja  akoma nuk kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisje dhe nuk dihet se do të ketë një marrëveshje deri me 3 shkurt, kur edhe kalon afati 15 ditësh.

Asnjëra nuk di të japi ndonjë përgjigje të saktë të zvarritjes së nënshkrimit të marrëveshjes.

Anjëri nga zyrtarët e lartë të LVV-së e LDK-së nuk kanë dashur të flasin  për "Syri.net", lidhur me arritjen e marrëveshjes ndërmjet tyre deri me 3 shkurt e po ashtu edhe kalimin e afateve ligjore.

Nga ana tjetër analisti Ramush Tahiri, tha për "Syri.net", se më në fund Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e dergoi emrin e liderit të saj Albin Kurti,  që të mandatohet si mandatar për formimin e qeverisë  nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili edhe pse me kushtetutë nuk e ka të përcaktuar limitin kohor deri kur duhet ta nënshkruaj dekretimin, duket që këtë detyrë kushtetuese e bëri menjiherë. 

"Lëvizja Vetëvendosje ani që nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ka kaluar një kohë, propozimin deri tash nuk e dorëzoi me shkrim te presidenti, pasi gjithashtu nuk pati një afat kohor të limituar për ta bërë një gjë të tillë", tha Tahiri.

Analisti shtoi se askush nuk e di se pse e bëri pikërisht tash, kur në ndërkohë ende nuk ka arritur ta nënshkruej marrëveshjen e koalicionit qeverisës as me LDK  as me partitë e komuniteteve jo shumicë e as me ndonjë parti tjetër parlamentare. 

Sipas tij tash rrjedhja e afatit 15 ditësh kushtetues deri sa të votohet qeveria në  Kuvendin e Kosovës nuk dihet a do të ketë marrëveshje koalicioni. E po ashtu a do të kemi Qeveri Kurti të pakicës të cilën do ta votojnë të gjithë e cila do ta sjellë Buxhetin e Kosovës për miratim, a do të kemi një shkëputje të Vjosa Osmanit me 14-16 deputetë që do të hyjë në koalicion ose a do të kemi dorëzim të mandatit. 

"Apo mos Albin Kurti do të propozojë një qeveri gjithë përfshirëse nën progeamin e Vetëvendosjes për një afat dyvjeçar me konsensus që të përfundojnë bashkërisht temat e çështjet e mëdha të Kosovës si shtet", tha analisti Tahiri.

Ndërsa analisti tjetër Blerim Burjani, tha për "Syri.net", se afati kohor i caktuar nga Thaçi është presion dhe trysni pa bazë kushtetuese. Ai kërkon sa më parë që të dështoj një koalicion në mes LVV-së dhe LDK-së, edhe pse këta janë afër dështimit, por megjithatë presidenti duhet të luaj rolin kushtetues e jo poliitk. 

"Ai nuk ka mandat presioni dhe shantazhi, por ka mandat formal kushtetues pa asnjë kompetenc ekzekutive në fushën e qeverisë në shtet. Prandaj duhet të ndal këtë praktik. Ai e di mirë se është e kotë presioni që bënë, por tentativa e tij është komprometimi i LVV-së dhe LDK-së", tha Burjani.

Sipas tij me përgatitjen e terrenit për zgjedhje të reja, PAN-i dëshiron të rithkehet se bashku me plaçkën që bënë tërë kohën. "Sundimi i PAN-it me përplotë paligjshmëri dhe defunksionaliitet të organeve të rendit e ligjit dhe bllokimit të organeve të drejtësisë, kapja e shteti tenton të vazhdoj lirimin e të akuzuarëve të rastit Pronto është rrezik i shkallzimit të kapjes dhe përdorimit të  organveve të drejtësisë për qëllime tjera".

"Ai nuk mund të caktoj afate që nuk i përcakton atij me kushtetut si president. S'mund të veproj politikisht dhe të shantazhoj. E ka rolin formal në nominim, madje nominimi vjen vetëm nga partia  fituese.  S'mund të shkruaj vendim për nominim pa dasht partia fituese, sepse është ndërhyrje në ekzekutiv, kur dihet se pushtetet janë të ndara", tha analisti Burjani.

Edhe analisti Ejup Gojnovci, tha për "Syri.net", tha se mandatimi i Kurti për drejtimin e qeverisë, e sheh se do të levizë dhe sqarojë gjërat në disa rrafshe.  E para, është se tashmë nis së numruari afati 15 ditësh kushtetues dhe mandatari z. Kurti obligohet që bernda kësaj periudhe të krijojë qeverinë. E dyta, kërkesa e LV-së drejtuar presidentit z. Hashim Thaçi për nominim të z. Kurti, shfajëson brenda masës së opinionit publik LV-në, dhe tashmë ajo nuk do të konsiderohet fajtorja kryesore e vonimit të krijimit të qeverisë. Kjo, krijon përparësi për LV-në në raport me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në rastin e moskrijimit të qeverisë, e për pasojë shkuarjës së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK do të shihej fajtorja dhe do të mund të ndëshkohej nga votuesit.  

"Si rrjedhojë, efekti i tretë që shoh pas nomiminit të z. Kurti, është se Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë nuk mund të mbetet në pozicionet pritëse dhe jo-mjaftueshëm transparente, pasi edhe ajo duhet që brneda kësaj përiudhe 15 ditore, të bëjë marrëveshje bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje, ose ta thotë hapur kundërshtimin e saj", tha Gojnovci.

Analisti shtoi për "Syri.net", tha se a do të ketë një marrëveshje mes LV dhe LDK, është goxha problematike të thuhet, pasi është e vërejtshme se nga të dy taborret, por më shumë dominancë nga ai i LDK-së, ka eksponentë të caktuar që janë kundër arritjës së një marrëveshje të tillë. 

Ai shtoi se ndryshe, ka mundësi reale që z. Kurti të kërkojë votën e parlamentarëve të LDK-së për të krijuar qeverinë e pakicës, njësoj sikur e kërkoi dhe e mori voten e tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

 

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco