PDK mohon takimet me kryetarët e partive tjera/ Do të mbetet në opozitë

PDK mohon takimet me kryetarët e partive tjera/ Do të mbetet në opozitë

15:13, 18/01/2020

Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës thotë se është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK-ja do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019.

Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës, thonë nga PDK-ja ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco