Këshilli Politik/ Ja 5 emrat që përfaqësojnë Opozitën

Këshilli Politik/ Ja 5 emrat që përfaqësojnë Opozitën

21:34, 15/01/2020

Nesër në orën 17.00 do të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik.

Ky i fundit u krijua ditën e djeshme nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Këshilli politik do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

Ndërkohë sot, aleatët e mbledhur në selinë e PD, kanë përcaktuar përfaqësuesit e tyre në këtë këshill.

EMRAT:

1- Oerd Bylykbashi; PD
2- Petrit Vasili; LSI
3- Mesila Doda; PDIU
4- Fatmir Mediu; PR
5- Vangjel Dule; PBDNJ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco