LDK-VV, pakt kundër ndarjes

LDK-VV, pakt kundër ndarjes

13:02, 06/02/2019

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë kundër një konference ndërkombëtare. Sipas këtyre dy partive opozitare kjo do të jetë e panevojshme dhe e papranueshme, meqenëse do të hapte rrugë për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës në një proces të pavarësimit të Kosovës i cili është përmbyllur në vitin 2008 dhe nuk mund të kthehet mbrapa në asnjë nga elementet e shtetësisë së saj.

Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i këtyre dy partive, lidhur me takimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të LVV-së, Albin Kurti.

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje pohojnë se do të angazhohen për shtetin e pavarur të Kosovës, si republikë parlamentare me integritet territorial dhe institucional, me sovranitet shtetëror dhe kufij të pacenueshëm.

Syri.net Kosova ua sjell njoftimin e plotë të dy subjekteve opozitare:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco