Vuçiç: Albin Kurti s'më do përballë në bisedime, që kur ma ofendoi vajzën

Vuçiç: Albin Kurti s'më do përballë në bisedime, që kur ma ofendoi vajzën

14:13, 07/12/2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë të organizuar nga "East West Instute", ka prezantuar parimet e tij për dialogun Kosovë-Serbi. Kurti, që pritet që të jetë edhe kryeministër i Kosovës, tha se Vuçiç nuk do të jetë pjesë e tryezave të diskutimeve Kosovë - Serbi, meqë s’do të ketë dialog mes dy shteteve në nivel presidentësh, shkruan Gazeta Express. Mirëpo, këtyre deklarimeve të Kurtit iu është përgjigjur sot nga Beogradi, presidenti  serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se tani, kreu i VV-së ka filluar që të përzihet edhe në çështje të brendshme të politikës së Serbisë, duke i treguar se edhe kush duhet ta përfaqësojë Beogradin në bisedime!!!

Presidenti serb në mënyrë ironike tha se “është gjë e mirë që Kurti ka filluar të merret edhe me çështje organizative se kush duhet të udhëheq delegacionin tonë në dialog!” Ai shtoi se është mirë që BE mund të shohë këtë fakt, se si Kurti kërkon të vendosë se kush do të negociojë në bisedimet për normalizimin e raporteve.

Më tek kreu i shtetit serb tha se Kurti e ka problem çështjen se si do të përballen, pas deklaratave që kishte bërë për vajzën e Vuçiçit. “Ai e ofendoi vajzën time të mitur, kështu që tani ai pyet veten se si do t’i kundërpërgjigjem, duke mos qenë i sigurt si mund të shkonte takimi”, ka vërejtur Vuçiç gjatë një vizite në një bazë ushtarake sot.

Ndër të tjera, Vuçiç tha se si në Serbi, ashtu edhe në Kosovës ekziston një fushatë shumë e egër që ka në shënjestër vetë Presidentin e shtetit serb.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, vitin e kaluar, duke komentuar takimet e shpeshta të Thaçit me Vuçiçt, tha me ironi se tani ka mbetur vetëm që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiçit. E për këtë deklaratë në atë kohë reagoi ashpër Vuçiçi si baba, duke qenë se vajza e tij në atë kohë ishte e mitur. Por Kurti në një intervistë më vonë sqaroi se aq e kishte ditur që presidenti serb Vuçiç kishte pasur vajzë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco