‘Ofertë tallëse pas tërmetit, diskriminim racist i Ramës për fshatarët’

‘Ofertë tallëse pas tërmetit, diskriminim racist i Ramës për fshatarët’

13:46, 07/12/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti një diskriminim racist dhe një ofertë tallëse atë që po bën kryeministri Edi Rama për fshatarët e prekur nga tërmeti. Berisha thotë se ky akt cinik është edhe antikushtetues.

STATUSI I BERISHES

Një ofertë tallëse dhe cinike e Edvin Mafisë për fatkëqinjtë!

Diskriminim racist antikushtetues i qytetarëve shqiptarë!

Miq, 2 milionë lek për shtëpitë e rrënuara nga tërmeti në fshat, që për të mashtruar Edvin Mafia i lexon me të vjetra (20 milionë) do të thotë:

-ose je cinik i pashpirt që urren fatkëqinjtë dhe tallesh e i diskriminon ata

-ose nuk jeton në këtë vend, por diku në një hapësire iluzive, rrene dhe mashtrimi.

Me dy milionë që ofron narkoqeveria jote, fshatari nuk ngre dot një ballë të shtëpisë së rrënuar.

Prandaj duke dënuar këtë akt cinik, i them Edvin Mafisë hiq dorë nga diskriminimi cinik i qytetarëve, nuk do mundesh kurrë t’i ndash në fatkeqësi ata në disa të fshatit e të tjerë të qytetit, disa të nënës e të tjerë të njerkës, këtë nuk e pranon asnjë shqiptar dhe për këtë qëndrim çnjerezor antikushtetues do të marrësh ndëshkimin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco