Njohja e Kosovës dhe asnjë temë tjetër në bisedime

Njohja e Kosovës dhe asnjë temë tjetër në bisedime

15:37, 01/02/2019

Tema e radhës ndërmjet ekipit negoaictor të Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, do të jetë  vetëm njohja e Republikës së Kosovës, tha për “SyriKosova”,  kryesuesi i ekipit negociator, njëherësh zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.

“Njohja, ska më dialog për tema teknike. Ne në Bruksel ua kemi bërë të qartë për çfarë po shkojmë atje. Dialogu ka kuptim nëse shkohet drejt një marrëveshje gjithpërfshirëse  e cila është obliguese për të dy vendet dhe që është njohja”, tha Fatmir Limaj.

Sipas tij për çfarë tjetër të ulen në tavolinë. Pastaj të tjerat janë krejt çështje teknike të cilat mund të zgjidhen nëse kemi shkuar tek finalja dhe kjo i është bërë shumë e qartë.

“Delegacioni shtetëror i Kosovës, shkon me këtë orientim. Nuk ka më dialog pa fund e me gjëra të kota”, tha zv.kryminitsri.

Kryesuesi i ekipit negociator, shtoi për “SyriKosova” se kur merresh vesh në Bruksel e këtu nuk respektohet asgjë dhe kjo ka kaluar dhe ne po shkojmë drejt një dialogu të etapës së fundit, që ka marrëveshje gjithëpërfshirëse të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian, njohjen, anëtarëismin në OKB dhe pranimin nga pesë vendet ee BE-së. Çdo gjë tjetër është e kot të flitet në dialog.  B.T 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco