Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshim  për  ta shpëtuar shtetin

Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta shpëtuar shtetin

12:02, 19/11/2019

Shqipëria ka nevojë për ndryshim të madhë që vije nga zëri, vullneti dhe vetëdija e qytetare për të shpëtuar Shqipërinë nga dora e politikanëve arrogant e nënshtrues ndaj shqiptarëve gjithandej, sidomos ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe inferior kundrejt oligarkëve dhe Serbisë, thotë deputeti i LVV-së Haki Abazi.

Ai shtoi se protesta e 29 shtatorit 2018 në Prishtinë e dërgoi Thaçin në plehun e historisë së Kosovës. Askush më nuk vret shiptarë, askush nuk pranon me dalë me kriju konflikt në Kosovë për hatër të një klase klanore e të dështuar.

"Protesta e ardhshme që do të duhen të organizohen së shpejti në Tiranë do ta dërgojnë Ramën në vendin ku ndarja e Kosovës dhe lojrat e dreqit më minshengen do të jenë ankthi i përjetshëm për këdo që mendon se rruga e shqiptarëve për Evropë është e kushtëzuar më pagesë në Kukës dhe me vulën e Vucicëve", tha Abazi .

Ai kërkon larg duart nga Kosova dhe larg duart nga përsëritja e historisë që përfundoi me masakrën e Tivarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco