Ky është “pakti” Kurti-Gjukanoviq kundër ‘Minishengenit’

Ky është “pakti” Kurti-Gjukanoviq kundër ‘Minishengenit’

11:04, 19/11/2019

Në mediumi malazeze shkruan sot se kandidati i VV-së për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë. E për një marrëveshje të tillë thonë se kreut të VV’së i duhet Partia Socialdemokrate e Milo Gjukanoviqit, raporton "Syri.net Kosova "

Sipas asaj që shkruan ky medium, thuhet se në këmbim të kësaj aleance, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi, 

“Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.

Në këtë media thuhet se Kosova tashmë e sheh Malin e Zi si aleatin e saj të vetëm kundër Beogradit, duke qenë se tashmë Tirana zyrtare po e mbështet krijimin e projektit të quajtur ‘minishengen'

Tutje kanë përmendur edhe deklaratat e kreut të VV’së lidhur me atë se raportet Kosovë- Mal i Zi janë shumë të mira dhe se Prishtina e vlerëson mbështetjen e Podgoricës kur bëhet fjalë për pavarësinë.

Ndryshe marrëveshja për demarkacionin në mes dy shteteve është ratifikuar në dy Kuvendet respektive, dhe tashmë mbetet në dorën e Malit të Zi nëse dëshiron të rihapë atë apo jo. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri, Isa Mustafa. (Borba)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco