Qeveria re duhet ta rimendojë qasjen ndaj integrimit

Qeveria re duhet ta rimendojë qasjen ndaj integrimit

09:28, 19/11/2019

Shoqëria civile ka shtruar nevojën që, nga Qeveria e re, të rimendohet qasja ndaj procesit integrues. Kjo, për shkak të mungesës së rezultateve që ka dhënë qasja e deritashme.

Nisur nga fakti që procesi do të varet shumë nga shkalla e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Arbëresha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka thënë se kërkohet edhe dinamikë tjetër në zbatimin e reformave, për të cilat ka dhënë Kosova zotim para Bashkimit Evropian (BE), shkruan Koha Ditore.

“Qeveria e re duhet ta trajtojë MSA-në me seriozitetin më të lartë dhe të çojë përpara reformat që parashihen me këtë marrëveshje, dhe të rritet efikasiteti në implementimin e masave të PKZMSA-së”, i ka thënë gazetës Loxha. “Gjithashtu Qeveria e re duhet të ketë një qasje të rimenduar ndaj integrimit, me theks të veçantë në reformat specifike sikur sundimi i ligjit dhe komunikimi më aktiv me shtetet e BE-së”.

Partia Demokratike, e cila deri tash ka udhëhequr me këtë ministri, në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë e treta për nga numri i votave. Mbështetur në qëndrime publike, ajo do të dalë në opozitë, pas më shumë se një dekade në ekzekutiv.

Sipas rezultatit preliminar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë, e pasuar nga Lidhja Demokratike. Të dyja këto subjekte janë duke zhvilluar negociata për ndërtimin e koalicionit qeverisës.

Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK, ka shtruar nevojën që Qeveria e ardhshme të ketë mazhorancën e bollshme parlamentare dhe vullnet politik për të avancuar proceset e ngecura integruese të vendit, qoftë ato të ndërlidhura me liberalizimin e vizave, apo ato të ndërlidhura me statusin e vendit kandidat, respektivisht të MSA-së dhe ERA-s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco