Sfida më thelbësore për rajonin është raporti Kosovë-Serbi

Sfida më thelbësore për rajonin është raporti Kosovë-Serbi

09:19, 19/11/2019

zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, James Appathurai, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të se raporti midis Kosovës dhe Serbisë, mbase paraqet sfidën më thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai konfirmon se NATO-ja do të bëjë çmos për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përderisa thekson angazhimin e saj për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë.

Lidhur me masat e paralajmëruara nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për bashkëpunimin e ardhshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi institiconet e Kosovës miratuan ligjet për transformimin e saj në ushtri, Appathurai thotë se kjo çështje ende po diskutohet brenda NATO-s, mirëpo shpreh sigurinë se pasoja do të ketë.

Zyrtari i lartë i NATO-s në këtë intervistë flet edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO përderisa për Serbinë thotë se paanshmëria politike ose mospërfshirja e saj ushtarake nuk e pengon Aleancën që të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Appathurai, shumë shpejt bëhet një vit që kur NATO-ja i ka ftuar autoritetet e Bosnje e Hercegovinës të paraqesin Programin Vjetor Kombëtar (ANP). Asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. A ekziston ndonjë mekanizëm përmes të cilit mund të obligonit autoritetet në Sarajevë që ta bëjnë këtë?

James Appathurai: Natyrisht se nuk ka. Ne u kemi ofruar atyre një ftesë, që të themi se jemi të hapur për të pranuar Programin Vjetor Kombëtar dhe jemi ende të hapur për këtë. Nga këndvështrimi ynë, ne duam që të dorëzojnë planin sepse kjo na jep mundësinë më shumë për të përkrahur reformat në Bosnje dhe Hercegovinë. Mendoj se të gjithë, në gjitha segmentet e qeverisë, por edhe qytetarët duan që reformat të zbatohen dhe kjo na mundëson që t’i ndihmojmë ata. Natyrisht se aty ka jehonë politike, por në të vërtetë është një mjet praktik për ne. Pra, ne jemi shumë të hapur që autoritetet e atjeshme të na dërgojnë planin, por sigurisht ne nuk i detyrojmë ata, ne nuk imponojmë asgjë. Kjo varet nga institucionet dhe qytetarët e vendit.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për qeverinë, çështja e NATO-s është një pengesë për formimin e qeverisë. Si e shihni rolin e NATO-s në të ardhmen politike të vendit?

James Appathurai: Është e rëndësishme të sqarohet se NATO-ja kurrë nuk e ka vendosur si kusht që formimi i qeverisë është në njëfarë forme i ndërlidhur me ANP-në. Ne nuk kemi nevojë që qeveria ta bëjë këtë një çështje që përcakton nëse arrijnë ose jo ta formojnë atë. Sa na përket neve, sigurisht se ajo na duhet nga qeveria dhe jo nga një pjesë e saj. Kjo është shumë e rëndësishme. Por, ky është diskutim i brendshëm në Bosnje për formimin e qeverisë. Ne nuk i kemi ndërlidhur këto dy çështje.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë afat kohor për paraqitjen e Programit Vjetor? Thirrja e juaj e vitit 2018, a po qëndron pezull derisa ata të lëvizin përpara apo ekziston një kufi kur do të thuhet “mjaft më”?

James Appathurai: Nuk ka afat kohor. Ne mund të vazhdojmë bashkëpunimin në kuadër të programit ekzistues dhe kjo është ajo që bëjmë. Ne kemi një zyrë në Bosnje që ndihmon dhe mbështet reformën në mbrojtje. Reforma në mbrojtje është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të përgjithshëm të reformës në vend, sepse mbrojtja duhet të jetë një çështje kombëtare në çdo vend të botës. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e Forcave të Armatosura, Ministrinë e Mbrojtjes, ne kemi një program për këtë, në marrëveshje me qeverinë. ANP-ja do ta ngriste këtë në një nivel më të lartë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të hapur për të, por nuk ka ndonjë afat kohor dhe ne nuk u imponojmë asgjë.

Radio Evropa e Lirë: A është Bosnja një bombë e kurdisur?

James Appathurai: Më lejoni ta them këtë, ne bashkëpunojmë për një kohë të gjatë me Bosnjën. Shqetësimi ynë më i madh është formimi i qeverisë sepse formimi i qeverisë do të na lejojë të zbatojmë reformat që ne besojmë se janë të rëndësishme për vendin dhe të cilat ne i mbështesim. Dhe, sigurisht, ne jemi të hapur dhe do të dëshironim ta shohim ANP-në sepse mund të zbatojmë më shumë reforma. Te çështja e sigurisë mendoj se është e rëndësishme të dihet se pothuajse çdo vend në Evropë përballet me çështjen e radikalizmit, çështjen e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria. Unë dhe ti tani po flasim në Belgjikë. Me sa di unë, Belgjika ka numrin më të madh të luftëtarëve për kokë banori, që kanë shkuar në Siri për të luftuar me Shtetin Islamik.

Këto i thash, jo për të thënë se Bosnja nuk ka problem – ka një problem – të gjithë ne kemi sfida në një masë të madhe ose më të vogël. Të kthehem aty ku e fillova. Një nga mënyrat më efektive për t’u marrë me radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve nga frontet e huaja është të kesh institucione efektive të sigurisë, kontrolle kufitare dhe programe për përballje me radikalizmin, të gjitha këto kërkojnë reforma. Formimi i qeverisë, vendosja e një programi efektiv të cilin NATO-ja dhe BE-ja mund të mbështesin në njëfarë mënyre, është mënyra më e mirë për të trajtuar këtë problem, i cili është një problem si në Bosnje ashtu dhe në të gjithë Evropën. (rfe)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco