S’ka koalicion LDK – LVV pa u certifikuar rezultatet

S’ka koalicion LDK – LVV pa u certifikuar rezultatet

08:23, 19/11/2019

Derisa bashkësia ndërkombëtare po kërkon me ngulm të mos ketë vonesa në formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të dakordohen për një koalicion të mundshëm mes tyre.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse janë deklaruar se janë dakorduar për 90% të planprogrameve qeverisëse, po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit për ta caktuar formatin e qeverisë së re.

Derisa ende nuk janë rinumëruar në tërësi votat nga KQZ-ja, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare po kërkojnë me ngulm formimin e qeverisë së re, pa shkaktuar vonesa.

 

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, në një intervistë për medie ka deklaruar se pret që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të formohen sa më parë, me qëllim që Kosova të përqendrohet në reformat e saj në të gjitha fushat.

“Qeveria dhe Kuvendi duhet të formohen sipas procedurave të brendshme, por ky proces nuk duhet të vonohet pa nevojë. Shpresojmë se formimi i Qeverisë do të ndodhë së shpejti, pasi Kosova duhet të përqendrohet në reformat strukturale, në mënyrë që ta përmirësojë jetën e popullit të saj”, tha Apostollova.

Në anën tjetër ajo ka thënë se përfshirja e ministrave serbë duhet të ndodhë, meqë një gjë e tillë është e përcaktuar me Kushtetutën e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco