NISMA ia kthen VV-së/Nuk ia vlen të bashkëpunojmë me Albin Kurtin

NISMA ia kthen VV-së/Nuk ia vlen të bashkëpunojmë me Albin Kurtin

18:36, 18/11/2019

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu këmbëngul se partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e qeverisjes Kurti, derisa thotë se për ta ende vlen rezultati i KQZ-së ku Nisma është nën prag. 

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së Nismës, Haxhi Shala, thotë se në këtë parti nuk e kanë diskutuar fare këtë çështje.

Shala thotë se këtë çështje ende nuk e kanë diskutuar në parti, por sipas tij nuk ia vlen që të jenë pjesë e ekzekutivit në krye me Albin Kurtin.

“Ende nuk e kemi diskutuar në parti, por nuk ia vlen që të jemi pjesë e qeverisë së Albin Kurtit”, thotë Shala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco