VV ia bën 'bllok' Nismës për hyrjen në qeverinë e re

VV ia bën 'bllok' Nismës për hyrjen në qeverinë e re

18:31, 18/11/2019

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që Nisma të mos jetë në Qeverinë e re.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu këmbëngul se partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e qeverisjes Kurti, derisa thotë se për ta ende vlen rezultati i KQZ-së ku Nisma është nën prag.

“Asnjëherë në organet e VV-së nuk është trajtuar çështja e përfshirjes apo jo të Nismës. Unë besoj që edhe ky subjekt politik ka marrë mesazh të qartë nga qytetarët të cilët e ndëshkuan për shkak të keqqeverisjes në koalicionin PAN. Për bindjen time natyrisht kjo i takon organeve të VV-së, por një subjekt i tillë nuk do të duhej të përfshihej në qeverisjen e ardhshme. Nuk mund të paragjykoj situatën, nga QNR ne marrim informacione se Nisma zbret me vota. Në qoftë se i ka pasur 23 vota mbi prag, tashmë është diku 14”, thotë ajo.

Haxhiu thekson se nëse realizohet plani i partisë së saj për koalicion me LDK-në dhe komunitetet jo shumicë nuk do të ketë nevojë për zgjedhje të reja.

“Në qoftë se realizohen plani që ka Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni me LDK-në dhe me komunitetet jo shumicë që janë në Kosovë nuk do të ketë nevojë që të shkohet në zgjedhje të reja”, shton nënkryetarja e VV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco