Zbulohen problemet shëndetësore të Vuçiç, opozita: Të shtrohej në spital tjetër

Zbulohen problemet shëndetësore të Vuçiç, opozita: Të shtrohej në spital tjetër

12:20, 17/11/2019

Ministria e Shëndetësisë në Serbi sqaroi të dielën se presidenti Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital për shkak se ai ka probleme kronike minore me zemrën. Situata u përkeqësua të premten, kur ai vendosi të konsultohej me kardiologët.

Ekipi i ekspertëve thonë se situata është serioze, por presidenti iu përgjigj mirë terapisë.

Duket se Vuçiç po jeton rrezikshëm, pasi mjekët i kanë sugjeruar që të reduktojë aktivitetet.

Pas lajmit se Vuçiç është shtruar në spital, disa politikanë të opozitës kanë ironizuar duke thënë se ai ka ngatërruar spital.

Sipas Kurir, ata kanë shkruar në rrjetet sociale se Vuçiç duhej shtruar në spitalin psikiatrik ‘Laza Lazareviç’.

Ka pasur prej tyre që ironizojnë duke thënë thonë se Vuçiç ka vërtet probleme me zemrën. Të tjerë kanë hedhur dyshime se mos ai gënjen për të tërhequr vëmendjen tek lajmi i shëndetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco