Limaj e quan VV-në hipokrite/Si doni të vini në qeveri me votat e jashtëligjshme!

Limaj e quan VV-në hipokrite/Si doni të vini në qeveri me votat e jashtëligjshme!

21:37, 12/11/2019

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj sonte ka thënë se Vetëvendosje brenda pak ditësh ndryshoi deklaratat rreth votave të ardhura serbe, vetëm për të marrë tri mandate më shumë nga partia e tij.

"Janë tri komunikata të partisë të cilët kërkojnë refuzimin. Sot thojnë ndryshe. Cilën me marrë si të mirëqenë ne. Me e akuzu një panel që po bënë pazarE, a para një jave ke pasë një qëndrim indentik me atë që e ka marrë vendimin PZAP. Ne jemi duke folur me ligj. I dëgjuam duke thënë që janë të paligjshme. Cilës deklaratë me i besu, cila është e vërteta", ka pyetur Limaj.

Tutje Limaj i ka quajtur hipokritë Vetëvendosjen, duke thënë se si mund t’i besohet një Qeverie të tillë që do të marrë mandate me vota të jashtëligjshme.

"Nuk duhet me ataku shtetin kështu, e me thënë ke bë pazare. Mundesh me pasë mendim të gabuar, nuk je profesionist. Nuk bën një anëtar i KQZ-së për një javë me e ndërru mendimin. Vendimi i njëjtë me fjalët e tua që i ke thënë para tri dite. Nuk bën. Çka ke ba sot? Pse me ataku një instituion të pavarur. Se e ke pa që përmes votave të kontrabanduara po i fiton tre deputetë. Nuk është korrekte një parti që po do ta drejtojë shtetin, me thënë pazar, për diçka që dje ke thënë është ligjore. Sot veprimi i tyre tregon hipokrizi dhe heqje të maskave".

"Si po mendoni me i pasë tre deputetë më tepër me vota të parregullta? Çka po të duhen ata. Si i pranon një parti. Çfarë mesazhi po më çon ti që po do të vish në Qeveri. Që mbron vota të paligjshme", ka theksuar Limaj në RTK, transmeton Syi.net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco