Natyra Kuçi: As me çmimin e deputetes nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit

Natyra Kuçi: As me çmimin e deputetes nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit

21:17, 12/11/2019

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës e koalicionit AAK-PSD, Natyra Kuçi e cila ditë më parë është njoftuar nga KQZ si fituese e zgjedhjeve, ka deklaruar se nëse hyn Nisma në Kuvend, “unë s'do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vet deputete”.

Deklarata e plotë e Kuçit:

Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s'do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë - që i kundërshtonte zëshëm dikur.

Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco