Limaj/Vendimi i PZAP-it është legjitim, NISMA me koalicionin, pjesë e Kuvendit

Limaj/Vendimi i PZAP-it është legjitim, NISMA me koalicionin, pjesë e Kuvendit

20:51, 12/11/2019

Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj duke folur për zhvillimet e fundir rreth procesit zgjedhor ka theksuar se NISMA dhe koalicioni tashmë është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

"KQZ me votat e kontrabanduara nga Serbia ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, prandaj PZAP-i me të drejtë e ka pranuar ankesën e NISMËS, duke i anuluar këto vota të cilat jashtëligjshëm kanë hy në Kosovë", tha Limaj në RTK.

Ai ka shtuar se këto praktika duhet të përjashtohen ngase e dëmtojnë procesin zgjedhor por edhe demokracinë në vend, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka theksuar se askush nuk mundet ta hedhë poshtë vendimin e sovranit që NISMA dhe koalicioni të jenë pjesë e Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco