NISMA me akuza të forta ndaj VV-së/ Po tentojnë t'i grabisin mandatet tona

NISMA me akuza të forta ndaj VV-së/ Po tentojnë t'i grabisin mandatet tona

17:26, 12/11/2019

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Bilall Sherifi, krejt kjo, pas ankesave që VV ka dorëzuar në Supreme për vendimin e PZAP-së për votat e ardhura nga Serbia transmeton Syri.net Kosova.

Ai ka thënë se për Nismën janë 42 mijë vota, përballë mbi 3 mijë e 400 që janë të parregullta e që kanë ardhur nga Serbia, derisa ka akuzuar ashpër Vetëvendosjen se po duan të grabisin mandatet e Nismës përmes këtyre votave kriminale.

“Pra janë 42 mijë vota të rregullta e të ligjshme përballë mbi 3 mijë e 400 votave kriminale. Ata po duan të grabisin mandate. Gjashtë deputetë i ka koalicioni i Nismës. Pra ky është mandati që ka dhënë populli, çdo tjetër është tentim për grabitje. Pra në votat e Serbisë, nuk kemi dërgim të votave por dorëzim të votave. Pra kemi aktvendimin që reflekton saktësisht qëndrimin e VV-së në mbledhjen paraprake të KQZ-së”, tha Sherifi.

Ky i fundit ka ritheksuar se vjedhja e mandateve të Nismës nuk do të pranohet në asnjë mënyrë. Ai ka paralajmëruar se asnjë qeveri që fillon me hajni nuk mund të përfundojë e suksesshme veçse me hajni dhe grabitje.

Sipas tij, këto mandate i takojn pjesës së sovranit dhe askujt tjetër.

"Kushdo që tenton të shtrembëroj këtë fakt ashtu siç ka provuar Serbia do të dështojë”, është shprehur Sherifi.

Ai u ka bërë thirrje VV-së që të heqin dorë nga grabitja e mandateve të Nismës.

"Si Nismë do të mbetemi të përkushtuar në mbrojtje të ligjit... Do të vazhdojë të besoj në organet e drejtësisë të punojnë pa presione”, ka shtuar ai.

Ky është fjalimi i plotë i Sherifit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco